Haradinaj paralajmëron votimin e kryetarit: Kam dëgju se do të ketë ndryshime

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj është deklaruar se sot pret që të votohet kryetari ose kryetarja e re e Kuvendit të Kosovës.

Advertisement

Sipas Haradinajt ka indikacione se VV-ja do të ndryshojë kandidatin për kryetar të Kuvendit

Lideri i AAK-së është shprehur i gatshëm të votojë për një person unifikues.

“Po shpresojmë që të kemi një kandidat unifikues që të ndodh një votim i ri dhe shpresojmë që të kemi kryetarin ose kryetaren. Kam dëgju disa mundësi që do të ketë përpjekje për një kandidaturë unifikuese. Nuk kam emra, por kam dëgjuar se do të ketë tentim për një person unifikues”, ka thënë Haradinaj

Advertisement

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *