Albin, mos lëshoni pe – Asociacioni është rrezik për shtetin

Profesori Binak Maxharraj, ka thënë se i ka kërkuar kryeminstrit Albin Kurti që të mos lëshojë pe për formimin e Asociacionit sipas kërkesave të Vuçiqit.

Advertisement

Në reagim e tij profesori thotë se kjo do të ishte një “thikë pas shpine” për Kosovën dhe një përpjekje e Serbisë për të marrë një copë të saj.

Postimi i plotë:

KRYEMINISTRIT ALBIN KURTI: HARROJE ASOCIACIONIN…?!

Harroje formimin e Asociacionit sipas kërkesës së Vuçiqit. Është thikë me dy tehe pas shpine për Kosovën. Është presioni i fundit i Vuçiqit për të nxjerrë diçka nga Kosova, sepse ai shpesh deklaron se nuk del nga Kosova pa marrë diçka.

Por Vuçiqi atë “diçka” që po e kërkon, ky “diçkahi” sipas tij, është të marrë ndonjë copë Kosove.

Albin, kjo nuk guxon të ndodhë ty. Që sa vite qëndrove i fortë për mosformimin e Asociacionit edhe përkundër presioneve të ndërkombëtarëve që haptas po shihet se janë në krah të Serbisë. Mos u dorëzo, sepse kjo do të ishte katastrofë për ty dhe jetën tënde politike.

Albin, Kosova është më e rëndësishme. Kosova është qenia jonë. Kosovën askush nuk guxon ta lëndojë, sepse është e jona, ani pse serbët e kanë ëndërruar gjithëherë.

Kanë përfunduar njëherë e mirë pazaret për Kosovën dhe rreth Kosovës. Kosova ka fat që ti je kryeministër i Kosovës,      

sepse po të ishin në pushtet sahanlëpirësit e Serbisë, një Zot e di se çka do të ndodhte me Kosovën

 

Advertisement

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *