ALBIN Kurti me 15 Prill unë Kryeministër kurse Glauku Kryeparlamentarë

Nga Lëvizja Vetëvendosje, nuk duket edhe aq e vështirë formimi institucioneve të reja. Madje nga kjo parti thonë se janë të sigurt se 15 prill 2025 përfundon gjithçka sa i përket formimit të institucioneve të reja.

Advertisement

 

Deputeti i VV-së, Halil Thaçi, për FrontOnline shprehet i bindur se me 15 prill ditën kur do të mbahet seanca konstitutive do të bëhet edhe votimi i Qeverisë së re po edhe i kryeparlamentarit.

Sigurisht që kryeministër do të jetë Kurti dhe qeverinë e krijon Kurti’’ thotë ai

 

Përveç emrit të kryeministrit, deputeti i VV-së ka treguar edhe emrin e kryeparlamentarit, emër ky që u diskutua shumë ditëve të fundit në media.

Thaçi, deklaroi për FrontOnline se kryeparlamentar do të jete serish Glauk Konjufca

Kryeparlamentar përsëri do të jetë Glauk Konjufca. Të tjerat i shohim si po rrjedhin’’ tha ai

 

Deputeti i VV-së, përfundoi me bindjen se 15 prill përfundon gjithçka.

‘’Sigurisht që deri me 15 gjithçka përfundon dhe Qeveria e re do të votohet me 15 prill’’ tha ai.

 

Advertisement

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *