ShBA-ja në KS të OKB-së: Qëllimi përfundimtar mes Kosovës e Serbisë, njohja reciproke

Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, John Kelley, ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia të punojnë në zbutjen e tensioneve dhe të përmbahen nga retorikat eskaluese mes të dyja vendeve.

Advertisement

Gjatë fjalimit të tij, ai tha se qëllimi përfundimtar mes të dyja vendeve duhet të jetë njohja reciproke.

“Kosova dhe Serbia duhet të punojnë në zbutjen e tensioneve dhe përmbahen nga retorikat eskaluese mes tyre dhe rajonin e tyre për një të ardhme më prosperuese”.

Qëllimi përfundimitar duhet të jetë njohja e ndërsjellë. Normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është qenësor për Ballkanin Perëndimor. Amerika dhe komuniteti global janë më të sigurta kur vendet i zgjidhin konfliktet e tyre në mënyrë paqësore dhe kur krijohet klima për investime ndërkombëtare”, tha Kelly.

Kelly foli edhe edhe për çështjen e UNMIK-ut në Kosovë, ku tha se tashmë është koha që të mbyllet UNMIK-u.

“UNMIK-u nuk ka më rol në qeverisjen e Kosovës. UNMIK-u ka tepër shumë staf, për sa i përket UNMIK-ut inkurajojmë që takimet të jenë me dyer të mbyllura dhe besojmë se ky raportim duhet të reduktohet në baza 1-vjeçare”.

Advertisement

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *