Mori Fund/ Deputetët u regjistruan si përfaqësues në Kuvendin e Kosovës

Deputetët që kanë fituar ulëse në zgjedhjet e 9 shkurtit kanë nisur sot të regjistrohen si përfaqësues të popullit në Kuvendin e Kosovës. Këtë procedurë e kreu edhe Albin Kurti, por ai as kësaj radhe nuk pranoi të flasë nëse i ka siguruar votat e nevojshme për formimin e qeverisë së re. Por, bashkëpunëtorë të tij thonë se ekzekutivi do të formohet nga Lëvizja Vetëvendosje.

Advertisement

Ndër të parët që ka shkuar të enjten në Kuvendin e Kosovës për t’u regjistruar si deputet ka qenë Albin Kurti.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje e përfundoi këtë procedurë, por pasi doli nga objekti i legjislativit vazhdoi refuzimin që t’u përgjigjet mediave.

As dy ditë pas refuzimit të bashkëpunimit me të nga LDK-ja, Kurti nuk tregoi nëse i ka siguruar votat për formimin e Qeverisë, apo për këtë ka kërkuar ndihmë nga PDK ose AAK.

Ndërsa zëvëndësja e tij e Ministrja e Jashtme në detyrë, po thotë se Qeveria Kurti 3 do të formohet.

“Dihet kush do ta formojë qeverinë me 15 apo më vonë. Me votat e nevojshme”, ka thënë Donika Gërvalla.



Advertisement

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *