Qeveria e re në “udhëkryq”, Mungojnë numrat duhet të analizohet seriozisht, se ku…!

Në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, LVV-ja e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, fitoi 48 ulëse në Kuvend, Partia Demokratike e Kosovës, 24, Lidhja Demokratike e Kosovës 20 dhe koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me Nisma Socialdemokrate ka tetë deputetë.

Advertisement

 

Këto rezultate konfirmojnë faktine se, fituesja e zgjedhjeve – LVV, nuk do të mund ta formojë qeverinë pa një koalicion me partitë shqiptare. Ky subjekt nuk e ka mbështetjen e plotë të partive joshumicë, por edhe sikur ta kishte, kjo nuk do të mjaftonte për ta formuar ekzekutivin.

 

E për këtë tani ende jemi në një “mjegull” sa i përket çështjes së si do formohet dhe duket qeveria e re.

 

E në lidhje me procesin e formimit të qeverisë së re të Kosovës, në një prononcim për “Bota sot” foli publicisti shqiptar, Milaim Nela.

Si fillim, ai u shpreh se mesazhet e votuesve të Kosovës ishin mjaft të qarta, ku në këtë pik përmendi dallimet në përqindje të votave mes partisë së parë dhe asaj të dytë.

 

Po ashtu, përmendi edhe disa faktorë, nga të cilët ndikohet fomimi i qeverisë

 

gjedhësi kosovar ka dhënë mesazhe shumë të qarta. Ka zgjedhur Lëvizjen Vetëvendosje si parti të parë në Kosovë e kjo me diferencë të ndjeshme me partinë e dytë siç është PDK. Rezultati zgjedhor sidoqoftë ja pamundëson VV-së formimin e qeverisë pa koalicion zgjedhor me një nga partitë e opozitës. Kjo po ashtu ndikohet edhe nga zhvillimet në Evropë dhe sidomos në SHBA”.

Krahas kësaj, opinionisti foli edhe për zvarritjen e këtij procesi, ku me këtë rast kërkoi nga LVV që ta analizojë situatën dhe të reflektojë në lidhje me koalicionet.

 

“VV duhet të shikojë dhe analizojë seriozisht se ku ka gabuar dhe qeverisja e re dhe aleancat duhet t’i reflektojë jo vetëm në koalicion, por sidomos në programin qeveritar. Është me shumë rëndësi që koalicioni të formohet e qeveria e legjitimuar nga zgjedhjet të fillojë sa më shpejt nga puna. E rëndësishme është që qeverisja të mos jetë peng i Listës Srpska dhe Kosova të ecë përpara”, theksoi ai.

Ndër të tjera, Nela në përgjithësi e lavdëroi mbarëvajtjen e zgjedhjeve parlamentare, ku tha se Kosova duhet të jetë shembull për shtetet e rajonit.

 

“Në total zgjedhjet në Kosovë do i konsideroja një sukses dhe Kosova megjithëse shteti më i ri në Ballkan vazhdon të na bëjë krenar për një proces zgjedhor model që duhet të ja kenë zili jo vetëm Shqipëria që është vite dritë larg një serioziteti dhe organizimi të tillë, por ajo duhet të merret si shembull nga të gjitha vendet e rajonit. Mua si shqiptar kjo më bën jo vetëm krenar por shpresëplotë se ky shembull do të ndiqet edhe nga vendet e tjera fqinje të saj”, përmbylli Milaim Nela

Advertisement

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *