Përleshen 5 vajza në një diskotekë në Prishtinë dhe godasin me veturë një police

Një përleshje ka ndodhur në një diskotekë në Prishtinë. Tri vajza janë sulmuar nga dy të tjera.

Advertisement

Në raportin 24 orësh thuhet se dy të dyshuarat me veturën e tyre kanë goditur zyrtaren policore pasi kishin tentuar të iknin.

Njëra prej tyre është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetra, e mitur, është liruar.

“Tri viktima femra kosovare, kanë raportuar se derisa kanë qenë në diskotekë janë sulmuar fizikisht nga dy femra kosovare. Të dyshuarat duke tentuar t’i shmangen arrestimit me veturën e tyre kanë goditur zyrtaren policore, të njëjta janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, njëra prej tyre është dërguar në mbajtje ndërsa e dyshuar tjetër – e mitur është liruar”, njofton Policia e Kosovës

Advertisement

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *