Xhavit Haliti / Mendoj që Albini më së pakti është i interesuar të bëj koalicion me PDK

Ish-nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti, ka komentuar mundësinë e bashkëpunimit të LVV-së me partitë opozitare për formimin e qeverisë së re.

Advertisement

Ai ka vlerësuar se Albin Kurti nuk dëshiron bashkëpunim me PDK-në.

Sipas tij, Kurti është i interesuar për një koalicion me LDK-në ose me Nismën.

“Mendoj që Albini më së pakti është i interesuar të bëj koalicion me PDK-në. Interesi prioritar i tij është LDK, dhe pastaj NISMA. Prandaj po hesht, sepse në pyetje është edhe zgjedhja e Presidentit dhe pa marrëveshje me njërën nga partitë e mëdha vendi mund të shkoj në zgjedhje, nëse jo gjatë proçesit të formimit të qeverisë atëherë momenti kur zgjedhet Presidenti, mund të jetë kritik, nëse partitë e mëdha opozitare s`do marrin pjesë në seancën kur bëhet votimi”, ka thënë Haliti në për gazetën Blic.

Advertisement

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *