Tre deputetë të LDK-së kanë negociuar me VV-në – një nga Drenica, një nga Istogu dhe një nga Prizreni

Gazetari Valon Syla, ka treguar se çka mund të ndodh sot në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Advertisement

Ai ka thënë se tre deputetë të LDK-së, një nga Drenica, një nga Prizrenit e një tjetër nga Istogu kanë negociuar me njerëz të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ndërkaq, për NISMA thotë se ka kërkuar kryeparlamentarin dhe votimin e pako me ligje.

“NISMA, ka kërkuar kryeparlamentarin dhe ministritë që i ka të negociuara. Një pako ligjesh. Tre individë një nga Drenica, një prej Prizrenit dhe një prej Istogut kanë negociu me njerëzit të VV”.

“Marrëveshja nuk ka, ka skica, vullnet, marrëveshje në parim midis NISMA, disa deputetëve të LDK-së dhe Albin Kurtit. Personalisht mendoj që gjasat më të mëdha me kriju koalicion i ka VV, NISMA, gjasat e dyta që mund të shkohet edhe në zgjedhje të reja, por ajo që nuk po shihet në horizont është një koalicion i opozitës”, ka thënë ajo. /Gazeta Express

Advertisement

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *