Gërvalla eskalon ndaj PDK-së, LDK-së dhe AAK-së: Nuk janë në mend, sinqerisht jo
Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe deputetja Donika Gërvalla, ka eskaluar në fyerje ndaj deputetëve të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së.
Ajo ka thënë se deputetët e këtyre partive nuk janë në mend.
Pas seancës se sotme, Gërvalla ka thënë se deputetët e këtyre partive po refuzojnë të konfirmojnë mandatin e tyre.
“Unë nuk dua të paragjykoj asgjë për të shtunën. Mirëpo, deputetët të cilët refuzojnë të konfirmojnë mandatin e tyre, të cilin tashmë ua ka certifikuar KQZ-ja, sinqerisht që nuk janë në mend. Sinqerisht që jo! Prandaj, duhet të hiqet dorë nga destruktiviteti”, ka thënë Gërvalla.
Në këtë mënyrë, Gërvalla ka vazhduare fyerjet që shefi i saj Albin Kurti ka përdorur ndaj opozitës gjatë fushatës dhe pas fushatës zgjedhore.
Pas shpalljes se rezultateve preliminare, Kurti e kishte quajtur liderët opozitarë “hajvana”