Kurti i thoshte Kadri Veselit më 2017 “dil matu”, Kajtazi: E tash nuk po dëshironi të mateni si i nominuari

Salla është plot, matuni. Më 11 qershor nuk keni dashur të mateni si i nominuar për kryeministër i PDK-së, tash nuk po dëshironi të mateni si i nominuari i PAN-it për kryetar të Kuvendit: Matuni! Matuni dhe ballafaqohuni me të vërtetën. Pse s’po matesh? Dil matu! Shiko a i ke 61 deputetë”.

Advertisement

Kjo deklaratë e Albin Kurtit është bërë më 2017 në foltoren e Kuvendit, dhe e cila u transmetua në studion e emisionit Rubikon në Klan Kosova.

Gazetari Vehbi Kajtazi me humor tha se “Kurti është argëtues kur i sheh videot e tij ndër vite”.

“Çkado që ka thënë, tamam i bie këtij. Sikur të ketë folur për veten e tij para shumë vitesh, për atë thonë se është i dijshëm, largpamës”, tha Kajtazi.

Ndërkaq, me një ton më serioz, ai tha se vendi ka hyrë në një situatë qesharake ku shteti është bërë joserioz.

Ndiqeni deklaratën e tij të plotë:

 

Advertisement

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *