Ndjej keqardhje për Avni Deharin, po keqpërdoret – skenari ishte i gatshëm”, Memli Krasniqi kritikon VV’në për bllokim të Kuvendit

Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi thotë se ndjen keqardhje për kryesuesin e seancës së sotme Avni Deharin, pasi ky i fundit ndërpreu seancën pavarësisht se pati kuorum në sallë.

Advertisement

Krasniqi në emisionin Pressing në T7 thotë se Dehari është keqpërdorur për interes politik.

“Sot është keqpërdor një e drejtë ligjore që i takon deputetit më të vjetër. Në kuptimin politik është bërë një uzurpim i kësaj të drejte, dhe sot Kuvendi i Kosovës përmes një deptueti që ka rastis të jetë më i vjetëri është shndërru në një instancë partiake, i ka shërby një partie, VV dhe koalicionit të saj. Unë personalisht në kuptimin njerëzor ndjej keqardhje për Deharin, është e pamoralshme dhe jonjerëzore me keqpërdor një njeri të shtyrë në moshë, për një interes krejtësisht të vogël politik, për me tentu me u mshef mas një arsyetimit banal kinse na duhet një konsensus”, tha ai

Advertisement

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *