SHBA-ja vendimtare në shtetformimin e Kosovës
Nëse një politikë ekonomike që pretendon të jetë “neutrale” në praktikë rezulton me mospërjashtim të Serbisë dhe penalizim të SHBA-së, atëherë kjo nuk është më neutralitet, por një asimetri që godet aleancat strategjike. SHBA-ja nuk është vetëm një partner ekonomik, por një garant i sigurisë dhe subjekt vendimtar në shtetformimin e Kosovës. Prandaj, një politikë që e vendos SHBA-në në një pozitë më të pafavorshme se Serbia, objektivisht përbën një rrezik për diplomacinë strategjike të Kosovës
Neutraliteti në teori nënkupton trajtim të barabartë, por në praktikë, në një shtet që varet nga mbështetja politike, ushtarake dhe diplomatike e SHBA-së, vendosja e tarifave ndaj këtij aleati dhe heqja e tyre ndaj një shteti që nuk e njeh sovranitetin e Kosovës është strategjikisht e pakuptimtë dhe politikisht e dëmshme.