Jemi gati për zgjedhje, por edhe për zhbllokim të situatës

Deputeti i zgjedhur nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka deklaruar se janë të gatshëm edhe për zgjedhje por edhe për zhbllokimin e situatës në Kuvendin e Kosovës.

Advertisement

Behrami tha se në Kuvend po hyn me shpresën se do të ketë konstituim sa më të shpejtë.

“Ne jemi të gatshëm edhe për zgjedhje, por mbi të gjitha jemi të gatshëm për me zhbllokuar këtë proces ashtu siç ka paralajmëruar edhe zonja Çitaku. Po hy brenda me shpresë që procesi do zhbllokohet dhe të kemi një konstituim sa më të shpejtë të institucionit të Kosovës, sepse zvarritja për momentin i konvenon vetëm LVV-së, por assesi qytetarëve të Kosovës”- u shpreh Behrami.

Advertisement

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *