Nesër përsëri për Albulenën – A do të sigurojë VV-ja shumicën?!
Dilemat për emrin të cilin do ta propozonte Lëvizja Vetëvendosje për kryetar të Kuvendit u shuan të shtunën e 19 prillit, kur pas betimit të deputetëve, Albulena Haxhiu nga kjo parti u propozua që të jetë kryekuvendare, raporton Gazeta Blic.
Ndonëse ishte përfolur si emër për kandidate, ishte përfolur edhe Fatmir Limaj si kandidat i mundshëm
Por, Haxhiu nuk arriti të zgjedhej në krye të Kuvendit në dy përpjekje.
Në herën e parë kur u propozua, ajo mori 57 vota për, 20 kundër dhe 3 abstenime