Vlora Çitaku, “Foltorja e Kuvendit, salla e Kuvendit u uzurpua sërish nga LVV-ja e Diktatorit Albin Kurti

Deputetja e PDK-së Vlora Çitaku dështimin për herë të katërt të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës e quan mjerim politik.

Advertisement

Sipas saj, partia fituese e Albin Kurtit e ka obligim procedural që propozimin ta hedhë në votim, e jo të uzurpohet e drejta për të ushtruar votën.

“Foltorja e Kuvendit, salla e Kuvendit u uzurpua sërish nga LVV-ja, e cila e ka për obligim procedural që propozimin ta hedhë në votim, nuk mund të uzurpohet e drejta për të ushtruar votën qoftë pro apo kundër, është shkelje e rëndë e demokracisë parlamentare, është mjerim politik… nuk kemi marrë ftesë”, tha Çitaku.

Glauk Konjufca, në emër të LV-së si parti fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit, nuk propozoi sot emrin për kryetarin e ri të legjislativit, duke pasur parasysh qëndrimin kundër të opozitës

Albulena Haxhiu nuk ka marrë votat e mjaftueshme në dy tentime për zgjedhjen e kreut të ri të legjislativit. Opozita ka këmbëngulur se do ta votojnë kundër, ndërsa AAK-ja ka propozuar si emra të mundshëm për këtë post Saranda Bogujevci dhe Shqipe Selimin, që të dyja këto pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, raporton KosovaPress.

Vazhdimi i pestë i seancës për konstituimin e Kuvendit do të mbahet t’merkuren

Advertisement

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *