Vehbi Kajtazi: Aëbulena Haxhiu është ekstremiste politike, nuk meriton postin e kryetares së Kuvendit
Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Kosovë, duke theksuar se dorëheqjet e kryeministrit Albin Kurti dhe ministrave të tij tashmë janë dokumente zyrtare dhe të protokolluara, që sipas tij përbëjnë bazë për procedura gjyqësore dhe hetimore.
“Sot çka po ndodh në radhë të parë duhet të flasim për seancën paaraprke. U votua raporti i dytë por pasi u konstatua me proces verbal që Kurti dhe ministrat kanë dhënë dorëheqje. Dorëheqja e tyre tashmë është dokument zyrtar i protokolluar i cili është lëndë për gjykatë. Sepse kur konstatohet në një procedurë të tillë dhe ata deklarohen që kemi dhënë dorëheqje ai është dokument i prodhuar i cili pastaj ka bazë për gjykatë dhe prokurori”
Ai shtoi se pas këtij akti, çdo ushtrim i mëtejmë i funksioneve nga Kurti dhe ministrat është, sipas tij, “ushtrim i kundërligjshëm i detyrës zyrtare”.
Kajtazi i quajti veprimet e tyre si anarkiste dhe në kundërshtim me rendin kushtetues
Unë mendoj edhe për prokurori sepse pas këtij raporti, çdo ushtrim i funksioneve të kryeministrit dhe ministrave është ushtrim i kundërligjshëm i detyrës zyrtare.