Glauk Konjufca ka kërkuar “kohë shtesë” Problemi nuk është te Albulena Haxhiu, por te
Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës ka dështuar për herë të katërt.
As kësaj të hëne nuk u hodh në votim kandidatura për kryetar Kuvendi, për shkak të mungesës së pajtueshmërisë ndërmjet partive.
Lëvizja Vetëvendosje nuk ka arritur të sigurojë votat e mjaftueshme për kandidaturën e saj, Albulena Haxhiu, ndërsa opozita vazhdon ta kundërshtojë këtë emërim.
Derisa nga ana tjetër, Glauk Konjufca ka kërkuar “kohë shtesë”.
“Meqenëse e kemi pa që të gjitha subjektet politike qysh dje janë prononcuar se do ta kishin vendimin e njëjtë edhe në këtë seancë, mendoj që kjo situatë politike nuk mund të zgjidhet përveçse me një marrëveshje”.
Analisti Hidajet Ahmeti në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se përplasja rreth zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit nuk lidhet aq me emrin e kandidatit, sa me përkatësinë e tij politike
Ai thotë se, problemi kryesor për opozitën duket të jetë Vetëvendosje si parti, jo domosdoshmërisht Albulena Haxhiu.