Blerta Deliu tregon se çfarë skenari do të ndodh sot në Kuvend

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, e ftuar në “Podcast me Shkëlzen Dakaj”, ka deklaruar se nuk pret ndonjë reflektim nga shumica fituese për të ndryshuar gjendjen e bllokadës në të cilën ndodhet vendi.

Advertisement

“Çka pres nesër dhe ditëve në vazhdim e para, nuk pres ndonjë reflektim për të ndryshuar gjendjen e bllokadës ku jemi. Do të befasohesha nëse do të kishte ndonjë reflektim, mbase për shkak të mungesës së numrave që po shihet se i kanë dhe po u duhet më shumë kohë për të zvarritur dhe bllokuar procesin. Prandaj skenat që i shohim në Kuvend janë skena për blerje kohësh, për pazare të reja, për të pasur numrat që kanë deklaruar shumë gjatë se i kanë, por po shihet që nuk i kanë. Kjo është tentativa e tretë dhe nesër do të jetë e katërta që po e shohim se shumica që ka fituar më së shumti, i ka vetëm 57 vota dhe nuk e përfaqëson shumicën”, tha Deliu.

Ajo shtoi se PDK është e vetëdijshme për gjendjen e rëndë politike në të cilën mund të futet Kosova, por sipas saj, zgjidhja më e mirë do të ishte që të zgjidhej si kryeministër Bedri Hamza.

 

 

 

Advertisement

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *