Shpërthime’ në krahun e luftës- Haradinaj: Edhe Limaj po bëhet dorë e zgjatur e Serbisë

Haradinaj në emisionin ‘Pressing’ në T7 ka thënë se kushdo që i ndihmon Kurtit të bashkëqeverisë, përfshirë edhe Limajn, është “dorë e zgjatur e Serbisë”, shkruan Insajderi.

Advertisement

“Nëse Fatmir Limaj bëhet me Albin Kurtin, atëherë mendërmethënë është dorë e zgjatur e Serbisë. E zbuluam edhe një, e paskemi pasë në ekip po s’e paskem ditë. E paskemi pasë të infiltrum në radhët tona. Kush bëhet shkaktar me vazhdu ky, ta dini se është në agjendë të Moskës dhe Serbisë”, ka deklaruar Haradinaj

Edhe Limaj nese i ndihmon Albin Kurtit, për pak pushtet, për mbijetesë politike, është ka bëhet pjesë e agjendëse ruse e serbe. Limaj është zbulu ose që ka qenë pjesë e atij klubi, ose tani po don me u bë me vetëdije pjesë e atij klubi. Se ne jemi bë bashkë me e hjekë mashtruesin, fatkeqësinë e Kosovës, njeriun e Serbisë”, tha ndër të tjera Haradinaj.

Ai pati një “selam” edhe për mbështetësit e VV’së që po e ofendojnë atë.

Advertisement

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *