Ganimetja/Kandidatura e Albulena Haxhiut nuk është thjesht një bllokim i procesit, ajo përbën një kërcënim për besimin e qytetarëve në shtet
Deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu, thotë se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, nuk është thjesht një bllokim i procesit të konstituimit të institucioneve, por edhe një kërcënim për besimin e qytetarëve në shtet.
Deputetja Musliu tutje thotë se, kjo situatë reflekton një krizë të thellë politike, e cila ka pasoja të gjata për stabilitetin institucional.
Kjo situatë, e cila reflekton një krizë të thellë politike, ka pasoja të gjata për stabilitetin institucional dhe për zhvillimin e Kosovës, duke krijuar një hendek mes institucioneve dhe nevojave të popullit. Me një veprim të tillë, po ndihmohet që stagnimi të bëhet normë, duke e vendosur vendin në një rreth vicioz të dështimeve”, ka shkruar ajo në Facebook. /Periskopi