Kurti ta fshije postimin e të kërkoi falje”, Gani Geci bën publik komunikimin me Glauk Konjufcën – telefonata kishte zgjatur 13 minuta

Ish-deputeti Gani Geci deklaroi sot se ish-Kryetari i Kuvendit, tani deputet i VV’së, Glauk Konjufca, e kishte telefonuar dhe ia kishte kërkuar votën e vajzës së tij, Marigona Geci, për Qeverinë Kurti.

Advertisement
 Ai ka bërë publik edhe komunikimin që ka pasur me Konjufcën.

Telefonata me të shihet se ka zgjatur 13 minuta, teksa më poshtë shihet se Geci i ka dërguar një postim të Kurtit, ku i ka kërkuar që ta fshijë dhe të kërkojë falje për të. Postimi të cilin Geci i kishte kërkuar Konjufcës që ta fshinte Kurti është ai për Abedin Rexhën-Sandokanin, teksa e nënvizuar është pjesa ku Kurti kishte shkruar “Ai u vra në pyjet e Kllodernicës së Skenderajt, më 8 tetor 1998, në një kohë”.

“Fillimisht me fshi edhe me kerku falje edhe hajde nod flasim me vllazen”, është mesazhi që i ka dërguar Geci-Konjufcës, që e bëri publik në Debat Plus.

 

Advertisement

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *