Mësoni katër shenjat që tregojnë se astma juaj është e rëndë
Nëse keni astmë, rrugët e frymëmarrjes ngushtohen, duke kufizuar kalimin e ajrit në mushkëri. Shumica e njerëzve me astmë mund ta menaxhojnë gjendjen e tyre me sukses, por ata me astmë të një forme më të rëndë, përjetojnë më shpesh simptomat që shoqërojnë këtë gjendje.
AgroWeb.org, iu njeh me disa shenja që mund të jenë tregues se astma juaj është e rëndë. Nëse po përjetoni ndonjë nga shenjat e mëposhtme, kontaktoni me mjekun tuaj për të marrë ndihmën e duhur.
Përfundoni në spital pas shpërthimeve të astmës
Përpara se të gjejnë trajtimin e duhur, njerëzit me astmë të rënduar priren të kenë shpërthime të shpeshta dhe si rezulat mund të përfundojnë shpesh të shtruar në spital.
Por kjo është një shenjë treguese që astma juaj po rëndohet dhe se tashmë keni nevojë për një aparat frymëmarrjeje.
Shpesh keni simptoma të astmës gjatë natës
Përjetimi i gulçimit dhe vështirësisë në frymëmarrje gjatë natës është mjaft tipike për astmën që është rënduar dhe është vështirë të kontrollohet.
E nëse zgjoheni shpesh në mes të natës për të përdorur aparatin tuaj të frymëmarrjes, kjo mund të nënkuptojë se keni astmë të rëndë.
Jeni duke përdorur shumë shpesh aparatin e frymëmarrjes