Hiqni dorë nga këto zakone para se të mbushni 40-vjeç
Më poshtë do të gjeni disa gjëra që është më mirë të mos i bëni para se të mbushni 40 vjeç.
Ekspozimi i tepërt ndaj ekraneve
Po, është e vështirë pasi tashmë jeni të varur nga telefoni inteligjent dhe laptopi, por sipas hulumtimeve, drita blu e emetuar nga ekranet prish ritmet cirkadiane të trupit, duke e bërë një gjumë të mirë gjatë natës një detyrë shumë të vështirë. Dhe gjumi i mirë është një kusht i vlefshëm për jetë te rehatshme.
Nuk flini mjaftueshëm
Dhe meqë e përmendëm, të rriturit 18-64 vjeç kanë nevojë për 7-9 orë gjumë në natë. Nëse këmbëngulni të flini më pak, rritni shanset për hipertension, goditje në tru dhe obezitet. Plus, pagjumësia intensifikon rrathët e zinj, ju i shihni ato dhe humori juaj përkeqësohet.
Ju i anashkaloni vaktet
Kjo nuk është e mirë për metabolizmin tuaj, i cili për fat të keq nuk ecën me të njëjtin ritëm nga mosha 30 vjeç e tutje. Hulumtimet kanë treguar gjithashtu se njerëzit që nuk ndjekin një model të rregullt të të ushqyerit kanë më shumë gjasa të zhvillojnë diabetin e tipit 2 pas moshës 40 vjeçare.
Nuk bëni teste shëndetësore
Kur ka qenë hera e fundit që keni bërë një Pap test? Ekografia e gjirit? Test gjaku? A ka ndodhur ndonjë nga këto në gjashtë muajt e fundit?