Sekretet e mafias Japoneze Yakuza, dhe 3 rregullat e kodit të tyre “të nderit”

Tatuazhe, politikë, para dhe ritualet. Sekretet e fuqishme të “Gomorës” japoneze, që konsiderohet një nga organizatat më të pasura kriminale në botë.

Advertisement

Ajo që të bën më shumë përshtypje për Jakuzan, mafian japoneze, është se kapot dhe shumë anëtarë të saj qarkullojnë të lirë.Ky grup kriminal, nga më të frikshmit dhe më të pasurit në botë, është unik: investon si në aktivitetet e jashtëligjshme ashtu dhe në ato të ligjshme.

ORIGJINA.

Origjina e Jakuzas është pak e qartë. Sipas gojëdhënave është formuar nga grupi i Ronin, samurajit pa padron, që i ofronin mbrojtje fshatrave nga banditët. Por thuhet se është krijuar në vitin 1700 nga bashkimi i lojtarëve të kumarit dhe shitësve ambulantë. Kodi i nderit që Jakuza kishte, që kaloi dhe në ditët moderne, kishte tre pika kryesore:

1 – Mos prek gruan e tjetrit

2 – Mos i përhap sekretet e organizatës

3 – Ji besnik shefit tënd. (Ky parim ishte marrë nga kodi i samurajit)

Sipas shkrimtarit Atsushi Mizoguchi, emri vjen nga kombinimi i tre fjalë: ya (“tetë”), ku (“nëntë”) dhe za (“tre”), rezultati i humbjes në një lojë letrash që quhet Hanafuda, lojë popullore në strofkat e kontrolluara të kumarit nga mafia japoneze tre shekuj më parë. (Për kënaqësinë e lexuesit – Ja çfarë kuptimi të rëndësishëm ka numri 39 në Japoni)

SI TA NJOHIM NJË ANËTAR TË JAKUZAS?

Si shenjë ndaj besnikërisë së të zotit, një Jakuza mund edhe të presë gishtin, duke nxjerrë gjak, një ritual që quhet Yubitsume. Pra duart janë një tregues. Mafiozët Jakuza janë gjithashtu të njohur për tatuazhet e ndërlikuar në të gjithë trupin. Kjo është një arsye pse tatuazhet janë të stigmatizuar në Japoni. Në vitet e fundit Yakuza-t janë “normalizuar”, për të shmangur vëmendjen e policisë.

Advertisement

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *