Boom Boom- mos harxoni para për dobësim/ Dieta Gjermane, të humbasësh 9 kg për 2 javë!
Kjo dietë është përgatitur nga Instiuti Gjerman i Ushqimit. Në këtë dietë është marrë parasysh parimi i moscënimit të marrjes së vlerave ushqyese në sasinë e duhur si dhe ulja në peshë në mënyrë të konsiderueshme-rekomandohet kryesisht për personat me obezitet të mesëm dhe të lartë.
Karakteristika e saj është se ndikon në përmirësimin e metabolizmit të trupit, duke mundësuar që pesha e humbur të mos rekuperohet me lehtësi (në rast të abuzimit me ushqime kalorike). Specifike e saj është gjithashtu edhe ndjekja në mënyrë rigoroze, pa shtuar apo hequr asgjë nga mënyja.
Dita e Parë
Mëngjesi: Vetëm kafe pa sheqer ose qumësht.
Dreka: Dy vezë të ziera dhe një racion spinaq i zier pa kripë.
Darka: 200 gr biftek i pjekur në zgarë e shoqëruar me sallatë jeshile dhe fruta të çafrëdoshme.
Dita e Dytë
Mëngjesi: Kafe pa sheqer ose qumësht dhe një fetë buke e hollë e thekur.
Dreka: 150gr biftek i pjekur në zgarë e shoqëruar me sallatë jeshile ose sallata mikse me perime dhe fruta të ndryshme.
Darka: 100 gr fileto pule (mish i bardhë pule).
Dita e Tretë
Mëngjesi: Kafe pa sheqer ose qumësht dhe një fetë buke e hollë e thekur.
Dreka: Dy vezë të ziera të shoqëruara nga një sallatë me domate.
Darka: 100 gr fileto pule dhe sallatë mikse me perime (ose vetëm sallatë jeshile).
Dita e Katërt
Mëngjesi: Kafe pa sheqer ose qumësht dhe një fetë buke e hollë e thekur.
Dreka: Një vezë e zier e shoqëruar me djath të bardhë dhe karota.
Darka: Kos dhe fruta të stinës.
Dita e Pestë
Mëngjesi: Një sallatë me karrota dhe limon si dhe kafe pa sheqer ose qumësht.
Dreka: 250 gr peshk i gatuar në avull e shoqëruar me domate.
Darka: Biftek 150gr pjekur me sallatë jeshile ose sallata mikse me perime