A është i mundur rikthimi i filozofisë politike rugoviane në LDK?!
Pas shkuarjes në amshim të liderit historik Ibrahim Rugova, për të mos thënë e paarritshme, është vështirësuar tejë mase mundësia për ta rikthyer LDK-në në zonjë të parë të skenës politike, me vlera e parime të shëndosha siq ishte në vitet e ’90-ta!
Bashkimi i elektoratit rugovian duhet të fillojë nga ndarja e parë deri tek kjo e fundit pas zgjedhjeve të 9 shkurtit
Sikurse për çdo materje tjetër fizike e ndarë, bashkimi i pjesëve të së cilës bëhet pikërisht në pikën e ndarjes me qëllim të ruajtjes së formës dhe përmbajtjës së saj, edhe bashkimi i LDK-së pas ndarjes fatale të vitit 2006, duhet të ndodhë nga pika e ndarjes, jo për të kënaqur apo thyer egon dhe epshet karrieriste të askujt, por, pse rrethanat aktuale politike në Kosovë, dhe sidomos këto brenda LDK-së na imponojmë të provojmë të bëhemi bashkë edhe një herë si në kohën e liderit historik Ibrahim Rugova.
LDK-ja u nda dhe u fragmentizua disa herë nga ajo kohë deri më sot. Secili grupim i ndarë politik thirret në vahzdimësinë rugoviane, por asnjëri prej tyre nuk e përfaqëson filozofinë politike Rugoviane!