Trimi i mirë me shokë shumë, por shokë të tillë nuk ju duhen!!
E keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen: “Je mesatarja e pesë personave me të cilët kalon më shumë kohë”?
Kjo është një nga ato thënie që të bën të reflektosh.
Ndryshe nga kolegët, të cilët shpesh s’i zgjedhim dot, miqtë dhe partnerin/en i zgjedhim vetë. Prandaj është thelbësore të jemi të kujdesshëm me ata që ndikojnë në jetën tonë, jo vetëm në mënyrë të dukshme, por edhe në mënyrën si mendojmë, reagojmë, e rritemi.
Nëse ke nevojë për një shtysë për të ndarë mendjen, ja 5 kategori njerëzish që nuk i duhen askujt, sidomos jo në periudha ku vetja ka nevojë për qetësi dhe fokus.
1. Thashethemexhiu
Në fillim mund të të jetë dukur interesante që ishe në dijeni të çdo lidhjeje sekrete apo ndarjeje dramatike. Por më pas kupton: nëse dikush flet për të gjithë me ju, me shumë gjasa flet për ju me të gjithë.
Thashethemet nuk të sjellin asgjë produktive. Mjaftojnë dy-tri “sekrete” që s’të takonin dhe papritur ke ngarkesën emocionale të gjithë lagjes.
2. Manipuluesi
Ata janë mjeshtër: të bindin, të bëjnë të ndihesh në faj, e ndërkohë bëjnë gjithmonë sipas qejfit të tyre. Me kohën, ndihesh i/e kontrolluar, i/e paaftë për të marrë vendime vetë dhe i/e lodhur nga vetja. Në një marrëdhënie të shëndetshme, askush nuk ka nevojë të luajë me mendjen tënde.
5. Emocionali
Të flasësh për ndjenjat është gjë e mirë. Të flasësh vetëm për to, pa bërë asgjë për t’i përmirësuar, jo dhe aq. Këta njerëz të zhysin në një rreth vicioz: biseda të gjata, të lodhshme dhe pa asnjë ndryshim. Nëse rrini gjatë me ta, edhe ju do të bini në të njëjtën grackë. Më lehtë flitet për ndjenjat dhe problemet sesa për zgjidhjet pas tyre.