Daut Haradinaj: Është gabim, jami sjellur shumë keq me Albin Kurtin dhe populli na ka dënuar me votë.

Daut Haradinaj ka shprehur gatishmërinë e AAK-së për të mbështetur çdo ofertë që opozita mund të paraqesë, duke theksuar se partia e tij nuk ka kushte për pushtet.

Advertisement

Ai shtoi se AAK është e interesuar të kontribuojë, por për më shumë preferon zgjedhjet e parakohshme sesa një qeveri gjithëpërfshirëse, për të cilën ka theksuar se nuk ka pasur kërkesa

Unë, jam i gatshëm në secilin kombinim që opozita do ta bën ofertën e ardhshme. S’kemi kushte, oferta dhe as s’kërkojmë pushtet. Jemi të interesuar me i përkrahë. Ka buru edhe ideja e një qeverie gjithëpërfshirëse, as aty s’kemi pasë kërkesa, por unë më shumë shoh zgjedhje se zgjidhje”, tha Haradinaj.

Për arsyet e ndarjeve brenda opozitës, Haradinaj tha se një pjesë e problemeve janë shkaktuar nga egoja e liderëve dhe mosmarrëveshjet brenda partive për bashkëqeverisje.

“Nganjëherë s’po i përmbushen egot liderëve, ka edhe raste kur deputetët e një partie nuk pajtohen të qeverisin me një subjekt tjetër. Partitë opozitare nuk e kanë situatën 100% në kontroll për një qeverisje të opozitës, duke filluar nga liderët që nuk kanë koordinim”, shtoi tutje.

Ai gjithashtu theksoi se gjuha e ashpër e AAK-së ndaj Kurtit në fushatë, ndikoi në elektoratin e tyre.

 

Advertisement

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *