Hoxhë Enes Goga çfarë arrogance, në kolltuk prej dukati para Xhematit fukara
Këqyre pashë Zotin, qysh ka marrë pozë epike, qysh duket i çoroditur e qysh e “rrit morrin” para xhematit fukara, hoxha pejon i ulur në karrige të dukatit. 🔴👇
Qysh nuk i vjen marre me pa kush, ulur për së gjëri në karrige që i zë tre veta, pamje kjo si të 1001 netë në gojëdhëna e legjenda!
A je ti “Sheherzadja” a kush je ti që nuk sillesh si mashkull, modest e i përunjur, mbasi jo para Zotit, së paku para fotoaparatit!
A është ky kryeimami i Bashkësisë Islame të Pejës, Enes Goga, ithtar i vehabizmit, mbasi që ai po hetohet nga Prokuroria e Shtetit për rrënimin e varreve mbi 400 vjeçare në Pejë!
Unë i garantoj hoxhës se shumë varre duken më bukur se sa kjo fotografi e tij e shëmtuar që e bën të duket si Lenini në mauzoleum dhe “i varrosur” për së gjalli në luks e në shpenzime të shfrenuara të kësaj bote kalimtare!
Unë e shoh hoxhën, thashë, si te 1001 netët me qilim magjik, po ky kah fluturon edhe më me komoditet, bashkë me karrige përtej qiejve, te krijuesi!