A është Dr.Ibrahim Rugova, arkitekt i shtetësisë së Kosovës apo Hashim Thaçi?!

Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një postimi në faqen e saj në Facebook, ka deklaruar se 24 maji i vitit 1992, datë kur janë mbajtur zgjedhjet e para parlamentare dhe presidenciale në Kosovë, shënon një datë historike dhe, një nga momentet më të ‘‘rëndësishme në zhvillimin e demokracisë dhe shtetësisë’’ së vendit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Advertisement

Nga LDK është deklaruar se këto zgjedhje shënojnë edhe fillimin e një rrugëtimi drejt lirisë, pavarësisë e demokracisë.

Tutje, nga kjo parti theksohet edhe se, ish-presidenti Ibrahim Rugova, mbetet një figurë e pazëvendësueshme, prijës politik që orientoi kombin në një periudhë të vështirë.

ZGJEDHJET E PARA PARLAMENTARE DHE PRESIDENCIALE

24 maji i vitit 1992 është një datë historike që shënon një ndër momentet më të rëndësishme në zhvillimin e demokracisë dhe shtetësisë së Kosovës. Në këtë ditë u mbajtën zgjedhjet e para parlamentare dhe presidenciale në një Kosovë të trazuar nga lufta, që po vinte pashmangshëm, por edhe e frymëzuar nga shpresa për një të ardhme të lirisë dhe pavarësisë.

 

Advertisement

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *