Çitaku: Fatkeqësisht asgjë s’po ndodh, Ajo po e lutë Albinin që të reflektojë

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku tha se institucionet e vendit po mbesin “peng i kryeneçësisë i kryeministrit në detyrë, deputetit Albin Kurti”.

Advertisement

Ajo i bëri thirrje Kurtit që “të reflektojë”.

“Edhe nga kjo konferencë këtu, i bëjmë thirrje, i bëjmë ftesë që të reflektojë”, tha Çitaku.

“Qytetarët e Kosovës nuk kanë votuar për bllokadë. Qytetarët e Kosovës kanë votuar për të ndërtuar institucione të reja, të cilat do të duhej të ballafaqoheshin me sfidat e qytetarëve tanë. Fatkeqësisht asgjë nuk është duke ndodhur. I bëjmë edhe një herë apel që të reflektojë, në mënyrë që të ecim tutje. Faleminderit shumë. Kërkoj falje që s’po kemi lajme më të mira për juve”, tha ajo.

Advertisement

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *