Inati, urrejtja, sherri dhe hakmarrja politike te shqiptarët!

Bota e civilizuar ka krijuar traditën e saj politike bazuar në trashëgiminë e brezave. Nëse shohim SHBA-të, Britaninë e Madhe dhe vende të tjera, sidomos në Europën Qendrore dhe atë Veriore, atëherë vëmë re se senatorët, lordët, përfaqësuesit që zgjidhen e promovohen në politikë vijnë nga familje me një histori dhe trashëgimi të pasur jo vetëm në dekada, por edhe në shekuj. Promovimi i traditës në politikën e këtyre vendeve ka bërë që politikanët të mendojnë, të besojnë dhe të sillen në mënyrë racionale dhe logjike në vendimmarrjen e tyre. Kjo nuk e ka penguar promovimin e elementeve nga familje jo-tradicionale. Talentet kanë gjithmonë vendin e tyre edhe në sferën dhe skeptrin e politikës

Advertisement

Por ndër ne shqiptarët ka një lloj qasje ndryshe. Për shkaqe të shumta, sidomos për arsye të sundimit totalitar komunist, te ne në politikë aktivizohen më së shumti emra anonimë. Ata, të cilët dalin rastësisht në skenë, ose shprehin në një moment të caktuar një aftësi dialoguese ose aktivizimi dhe katapultohen menjëherë në stafet e administratës së lartë të shtetit ose në kandidimet për deputetë.

Advertisement

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *