Ministri Maqedonci kishte të drejtë, për kërcënimin e Serbisë

(Ministri Maqedonci deklaroj publikisht, se; “Ne i shohim gjithmonë si të mundshme këto kërcënime. Ne e shohim gjithmonë të mundshme që Serbia në një moment mund të ndërmarrë veprime për të destabilizuar rajonin…)

Advertisement

1. E unë them; Që duhet të kemi kujdes, sepse, Serbia gjithë këta muaj është në presion të pa parë nga pakënaqësia e brendshme!? Dhe se s’duhet mbajmë fortë ymyt vetëm në NATO-n (!), anipse, ajo me Marrëveshjen e Kumanovës dhe Rezoluten 1244 e përsipër sigurinë dhe stabilitetin e kufijve të Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor

Them kështu se edhe Ajo sikurse shumë institucione tjera (shkaku i interesave gjeopolitike e konstelacioneve të reja të mundshme gjeostrategjike) ndërkombëtare nuk është imune ndaj “virusit” të politizimit dhe një situate të re që mund të ndodh!?

2. Poashtu, them kështu edhe faktin se; në mesin e NATO-s, ne ende kemi shtete që nuk e njohin Kosovën dhe se në një situatë hipotetike, ku ajo mund ta vlerësoj si tejet kërcënuese për vetën e saj (jo aq nga Serbia sa nga aleanca Ruso-Kineze), mund t’a “testoj” edhe opsionin e indiferences (qysh ndodhi, nëse u kujtohet në Bosnje kur u lidhën për shtylla ushtarët holandez!?)…


Nga Fadil Maloku

Advertisement

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *