Peci: Sa më keq për Kosovën, aq më mirë për Kurtin

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, ka ngritur shqetësimet për situatën politike në vend, duke thënë se ajo po shkon drejt përkeqësimit, ndërsa kryeministri Kurti po forcon pushtetin e tij.

Advertisement

Peci theksoi se Kurti po udhëheq lojën politike në mënyrë të njëanshme, duke shfrytëzuar të gjitha resurset shtetërore, ndërkohë që opozita nuk po arrin ta kuptojë këtë strategji.

”Nuk jam duke parë dritë në fund të tunelit, sa më shumë që zgjatë kjo gjendje, për Kosovën do jetë më keq për Kurtin më mirë, sepse i ka të gjitha resurset e vendit në dorë. Lojën politike është duke e udhëhequr Kurti, këtë lojë nuk e di sa e ka kuptuar opozita”, tha Peci në emisionin “Click” të RTV21.

Ai tutje tha se dorëheqjet dhe tërheqja e strukturave serbe nga institucionet kanë qenë një “dhuratë politike” për Vetëvendosjen, duke i hapur rrugë një prezence më të thellë të saj në veri .

Advertisement

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *