LDK, PDK, dhe AAK jan ”PRO Serbis”, këta po favorizojnë ”Listën Serbe” në dobi të Vuçiqit
Halil Geci përmes një shkrimi komentoi një deklaratë të fuqishme nga avokati serb Cedomir Stojkoviç, i cili bën thirrje publike që serbët e Kosovës të mos e votojnë më Listën Serbe – një subjekt që ai e quan vegël të Aleksandër Vuçiqit.
Por, përtej kritikës ndaj kësaj liste dhe ndikimit të Beogradit në Kosovë, Geci zhvesh edhe një tjetër të vërtetë shqetësuese: mbështetjen e vazhdueshme që Lista Serbe ka marrë jo vetëm nga strukturat kriminale të lidhura me Vuçiqin dhe Radojçiçin, por edhe nga partitë kryesore opozitare shqiptare – PDK dhe LDK.
Sipas Gecit, këto dy parti kanë luajtur një rol kyç në ndërtimin dhe fuqizimin e Listës Serbe, qoftë për interesa të përbashkëta politike, qoftë për përfitime biznesore. Në këtë kontekst, sipas tij thirrja e Stojkoviçit nuk sfidon vetëm Beogradin, por edhe hipokrizinë e opozitës shqiptare në Kosovë, e cila vazhdon të përdorë Listën Serbe si mjet për lojërat e veta politike, edhe pse kjo dëmton interesin kombëtar dhe shtetësinë e Kosovës.
Avokati Stojkoviç godet Listën Serbe: Serbët e Kosovës, mos e votoni!
Opozita shqiptare thotë: “Pa Listën Serbe nuk ka institucione”, por Stojkoviç paralajmëron se votimi për Listën Serbe favorizon vetëm Vuçiqin, jo interesat e serbëve të Kosovës.