Dyshime për manipulim? Votat nga Diaspora dhe misteri i rritjes së papritur të LDK-së!
Analisti Xhevdet Pozhari ka ngritur dyshime serioze mbi votat me zarf nga diaspora në zgjedhjet e fundit në Kosovë. Ai vë në pah një rritje të pazakontë të LDK-së në këto vota dhe sugjeron se një dorë e padukshme mund të ketë ndikuar në përzgjedhjen e emrave të kandidatëve të favorizuar. Pozhari ngre pyetje mbi vërtetësinë e këtyre votave dhe mundësinë e një inxhinieringu elektoral të mirëorganizuar.
Besoj edhe ju po e shihni që votave me zarf të diasporës po iu vjen era prej larg!
Tash është koha me e rikthy deklaratën e Lumirit që fliste me bindje të plotë për 40 mijë vota, sikur t’i kishte të gatshme në kuti!
Dhe, tash me trendin e parë të votave me zarf të diasporës po vërehet një rritje e pazakontë e LDK-së. Sigurisht, krejt partitë kanë filluar ta analizojnë këtë. Dhe, janë shumë afër për ta zbuluar. Dikush do ta ngrisë si shqetësim, dikush jo. Varësisht se si i leverdis!
Siç mund ta kenë zbuluar, bie fjala, disa deputetë të dëmtuar të LDK-së nga këto vota. Ata e kanë kuptuar se një dorë inxhinieringu ka vepruar duke përzgjedhur emrat e njëjtë në pjesën dërrmuese të këtyre fletëvotimeve.