A është HARAM mardhënia seksuale me burrin tuaj kur i keni Mestruacionet dhe në vrimën Anale
Është i mallkuar ai që bënë marrëdhënie intime me gruan gjatë ciklit të saj
Pyetje: Cili është gjykimi islam mbi marrëdhëniet seksuale në organin gjenital të femrës gjatë menstruacioneve?
Përgjigje: Ndalohet rreptësisht që njeriu të ketë marrëdhënie seksuale me bashkëshorten e tij gjatë menstruacioneve duke e bazuar këtë në fjalën e Allahut:
Allahu në Kur’an ka thënë: Te pyesin ty (Muhamed) per te permuajshmet e femrave.Thuaju:”Ajo eshte gjendje e demshme.”Prandaj,gjate kesaj kohe,mos iu afroni atyre (per mardhenie ) derisa te pastrohen.Pasi te pastrohen,atehere afrohuni tek ato ashtu si ju ka urdheruar Allahu.Pa dyshim,Allahu i do ata qe pendohen fort (per gjynahet) dhe ata qe pastrohen.
(El Bekare, 222.)
Kjo ndalesë vazhdon derisa gruaja të pastrohet e më pas të lahet, sepse Allahu, subhanehu ue teala, thotë:
“mos iu afroni atyre (per mardhenie) derisa te pastrohen.Pasi te pastrohen, atehere afrohuni tek ato ashtu si ku urdheruar Allahu.”
Burrit i lejohet të veprojë me gruan e tij gjithçka gjatë menstruacionit me përjashtim të marrëdhënieve seksuale dëshmi për këtë është fjala e të Dërguarit të Allahut, salallahu alejhi ue selem, ku thotë:
“Veproni gjithcka pervec mardhenieve seksuale”. (Transmeton Muslimi)
Pyetje: Një burrë i kërkoi gruas së tij që ta lejojë të bëjë marrëdhënie intime në vrimën anale të saj. A është ky veprim i saktë?
Përgjigje: Kjo vepër është e ndaluar, siç është transmetuar nga Ebu Daudi dhe të tjerët se profeti ﷺ ka thënë:
”Mallkimi i Allahut është mbi atë që bënë marrëdhënie intime me gruan e tij në vrimën e saj anal.”