Abdixhiku refuzon përfundimisht ftesën e Kurtit për takim, ia përmend “hajvanatin”

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka refuzuar ftesën e kryetarit të VV’së, njëherit kryeministër në detyrë, Albin Kurtit, për takim konsultativ për formimin e Qeverisë dhe Kuvendit, shkruan Reporteri.net.

Advertisement

Mirëpo, ka thënë se LDK e pret dhe e mbështet konstituimin e Kuvendit më 15 prill dhe se nuk do të ketë pengesë.

Sado që unë dhe LDK nuk udhëhiqemi nga inati; sado që ne besojmë në dialog, bashkëpunim e komunikim njerëzor e politik; një takim i tillë – madje edhe konsultativ – do të ishte kapërcim fatal i dinjitetit njerëzor dhe politik. Mes ‘hajvanatit’, ‘mbytjes së LDK-së’, ‘bashkëpunëtorëve të Serbisë’, mes moçalit të madh të pështymave ndaj nesh – unë, LDK dhe votuesit tanë – nuk e gjejmë veten as për konsultim. Sepse fjalët, si edhe bindjet, kanë peshë”, ka shkruar Abdixhikiu.

Tutje, ai ka thënë se LDK njeh të drejtën legjitime, demokratike dhe kushtetuese të partisë së parë për të marrë mandatin për qeverisje

Dhe në rast të dështimit të saj, njeh të drejtën e secilit për të ndërtuar shumicën. Qëndrimet tona janë të qarta”, ka shkruar tutje ai.

Abdixhiku ka thënë se para, gjatë dhe pas fushatës – LDK, anëtarët dhe votuesit e saj,  kanë qenë subjekt ofendimi.

 

Advertisement

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *