Alarmohet Kosova: Ekspertët zbërthejnë qëllimin destabilizues të Serbisë përmes shantazheve politike

Serbia po tenton të ndikojë në jetën parlamentare dhe qeverisëse të Kosovës përmes ndikimit të drejtpërdrejtë dhe indirekt, duke mbështetur strukturat paralele dhe duke ushtuar presion mbi politikanët dhe aktorët e tjerë në vend.

Advertisement

Pjesë e këtij ndikimi është edhe mbështetja e Serbisë dhe presidentit të saj Aleksandër Vuçiq për strukturat paralele serbe në veri të Kosovës, të cilat funksionojnë në kundërshtim me autoritetin dhe ligjet e Kosovës.

Për këtë arsye, të dielën që kaloi Këshilli i Sigurisë së Kosovës mbajti mbledhje me kërkesë të Kryeministrit të Republikës, Albin Kurti.

Ai në këtë mbledhje vuri theksin edhe te zgjedhjet që u mbajtën në Kosovë dhe ndërhyrja e Serbisë në procesin zgjedhor, që sipas Kurtit Serbia po tenton të pengojë krijimin e institucioneve të reja, dhe se po ndikon te deputetët jo-shumicë e jo-serbë.

Rugova: Qëllimi i saj është që të shkaktojë kriza politike

Ish-deputeti Naser Rugova, në një përgjigje për “Bota sot”, thotë se Serbia nuk do të ndalojë së vepruari kundër stabilitetit të Kosovës, duke shtuar se qëllimi i saj është shkaktimi i krizave politike.





Advertisement

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *