Albini duhet ose të rregulloj me urgjencë raportin me Grenell ose të tërhiqet nga gara për pushtet

Nuk e di prej nga gjithë kjo nervozë dhe injorancë e reagimeve kundër deklaratës së Grenell nga flakadanët e VV?! A po doni me ‘detyru’ vet Trumpin me dal dhe konfirmu qëndrimin e Grenell si qëndrim zyrtar të administratës Trump apo çka?

Advertisement

Nëse jeni duke jetu në një shpellë dhe nuk keni vërejtur çfarë po ndodh, Trump nuk është duke u tallur kësaj rradhe, qasja e tij është një e stuhisë që nuk pyet për meteorologë e mure mbrojtëse. Kanada, Danimarka, Hamasi e Putini po optimizojnë si me u pozicionu karshi uraganit në White House, e ju spektakularët e një lagjeje mes Evropës e Turqisë po doni, të vetëm, me nisë betejën etike kundër ‘tiranisë’?!

Dëgjoni njerëz të ngutur e plotë iluzione: nëse Grenell thotë ‘nuk e duam Albinin dhe pikë!’, përgjigja nuk është ‘ne s’e pyesim Grenell, veç po ja rrit votën Binit, ai është pro-serb, nuk është ai Trump’ e broçkulla të ngjashme si këto.

Bleron Baraliu

 

 

Advertisement

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *