Albini luajti Albulena Haxhiun si strategji, kurse opozitës i mbeti të numërojë një tjetër humbje, pa kuptuar se e pati në dorë rastin për fitore.

Të shtunën në konstituimin e Kuvendit te Kosoves dhe zgjedhjen e kryeparlamentarit, Lista Serbe heshti. Madje, u shfaq si një trup i rënë shpirtërisht, pa strategji, pa motiv dhe pa peshë. Ajo dukej e çorientuar nga kriza politike në Serbi. Dhe e varfëruar nga mungesa e fuqisë së Aleksandër Vuçiqit, ajo nuk bëri as provokimin minimal që Donika Gërvalla kishte parashikuar, teksa kishte thënë publikisht se “ka spekulime që Lista Serbe do ta votojë LVV, dhe kjo sipas saj “për të na damkosur publikisht”. Në të vërtetë, Gërvalla kërkonte që të ndodhte pikërisht ajo gjë. Sepse një votë publike nga Lista Serbe do t’i shërbente vetë qeverisë për ta djegur kredibilitetin e saj më lehtë se sa nga çdo akuzë opozitare. Por edhe këtu mungoi guximi, mungoi leximi, me pak fjalë mungoi loja.

Advertisement

Kështu, në një seancë që duhej të ishte grackë për Vetëvendosjen, ajo u kthye në prova gjenerale për Qeverinë e re që po vjen. Opozita u shfaq si trup që as nuk befasoi, as nuk tronditi. Një konglomerat emocionesh pa rrugëdalje. Që e sheh lojën në dy dimensione, kur fusha ka shtatë” – ka shkruar Baton Haxhiu

Advertisement

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *