Albulena Haxhiu nuk është kryetarja që i duhet Kuvendit të Kosovës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra ka thënë se nuk do ta votojë kandidaten për kryeparlamentare nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu.
Kodra-Deliu shkruar në “Facebook” se Haxhiu ka katër vjet në krye të drejtësisë, mirëpo siç ka thënë ajo “pa i shërbyer drejtësisë’ si dhe tha se është një ministre që ka shkelur Kushtetutën disa herë”.
“Katër vjet ministre – pa integritet profesional, pa vizion bashkues. Një ministre që ka shkelur Kushtetutën disa herë. Që ka dëmtuar financiarisht mbrojtjen e UÇK-së. Që ka humbur e djegur provat e rastit Dehari. Që ka përçarë në vend se të bashkojë. Kjo nuk është kryetarja që i duhet Kuvendit të Kosovës”, ka shkruar Deliu-Kodra.