BE po ja pranon Kurtit se gabim e kishim hartuar dialogun Kosovë-Serbi
Bashkimi Evropian (BE) është duke i zbërthyer gabimet dhe atë se çfarë shkon dhe çfarë jo në dialogun e Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që t’i japë gjallëri procesit të normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve fqinje, ka thënë të hënën në Podgoricë shefja e politikës së jashtme të bllokut, Kaja Kallas.
E pyetur për ngecjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, Kallas ka thënë gjatë një konference për medie se “ajo çfarë po bëjmë këtë muaj është analizimi” së bashku me të dërguarit e BE-së për dialogun, Peter Sorensen, i cili e mori detyrën në shkurt
Çfarë është me rëndësi për neve është normalizimi i marrëdhënieve, sepse ka këtë asnjëra nga to nuk mund të ecë përpara ne rrugën drejt BE-së”, ka thënë Kallas.
Kallas nuk ka dhënë më shumë hollësi se cilat mendon që ishin gabimet apo çfarë nuk ka shkuar deri tani në dialogun e ndërmjetësuar nga blloku