Bislimi i vetëm pa Kurtin takohet me të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Zëvendëskryeministri i parë në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi zhvilloi takimin e parë bilateral në Bruksel me Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, transmeton Anadolu.

Advertisement

Siç njofton Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Bislimi në një prononcim për media pas takimit, tha se Sorensen tregoi qasjen që ai mendon që ta ketë në fazat e ardhshme të bisedimeve, qoftë në nivel të kryenegociatorëve, qoftë edhe në takimet e larta ku pastaj udhëhiqen nga Kaja Kallas, dhe pas kësaj u diskutuan një sërë temash.

Bislimi tha se në këta takim u kërkua një përgjigje nga BE-ja lidhur me menaxhimin e integruar të kufirit ku ka mungesa të mëdha nga ana e Serbisë si në përmbushjen e obligimeve të tyre.

“Për shembull në tri pika kufitare që ata është dashur të ndërtojnë, ose në përgjigje ndaj propozimeve tona që në Bujanoc, në Dobrosin, Muhovc dhe Breznicë të hapen pika sezonale gjatë kohës kur ka më shumë udhëtarë që kthehen edhe nga diaspora, por edhe për problemet që kemi në këtë fushë me njohjen e certifikatave fitosanitare edhe atyre veterinare dhe pengesave që iu bën Serbia”, tha Bislimi.

 

Advertisement

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *