Çka jemi ne “Kafsh” – Në “Spitalin Amerikan 2”, kapen tre mjekë turq duke punuar pa licencë

Inspektorati Shëndetësor i Ministrisë së Shëndetësisë ka kryer një inspektim të paparalajmëruar në “Spitalin Amerikan 2”, i cili ndodhet vetëm pak kilometra larg kryeqytetit, në zonën e Graçanicës.

Advertisement

Sipas burimeve të KosovaNews, gjatë këtij kontrolli, inspektorët shëndetësorë kanë kapur në flagrancë tre mjekë me shtetësi turke duke punuar pa licencë të lëshuar nga institucionet përkatëse të Kosovës.

KosovaNews i është drejtuar me pyetje Ministrisë së Shëndetësisë për të marrë më shumë informacione në lidhje me këtë rast, por deri në momentin e publikimit të këtij artikulli nuk kemi marrë një përgjigje zyrtare.

Kujtojmë se pronari i “Spitalit Amerikan” është Klodian Allajbeu, i cili njëkohësisht është pronar edhe i Gazetës Express dhe televizionit T7.

Në dhjetor të vitit të kaluar Prokuroria Speciale kishte aktakuzë ndaj Allajbeut dhe pronarit të televizionit Dukagjini, Ekrem Lluka për shpëlarje parash.

Advertisement

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *