Do të bëhet realitet “Shqipëria e Bashkuar”? Spartak Ngjela paralajmëron bashkimin e trojeve shqiptare!

Avokati shqiptar, përmes një postimi në Facebook, është shprehur se ëndrra e “Shqipërisë së Bashkuar” duhet të jetë një qëllim i përbashkët, duke përmendur nevojën për bashkimin e trojeve shqiptare, përfshirë edhe Kosovën

Advertisement

Ky pozicion rikthen në vëmendje një temë që ka qenë shpesh në qendër të diskutimeve politike dhe historike, përcjell “Bota sot”.

Bashkimi i trojeve shqiptare kërkon dialog të thellë dhe marrëveshje ndërkombëtare, ndërsa çdo hap në këtë drejtim duhet të merret me kujdes për të ruajtur stabilitetin në Ballkan, thotë tutje avokati.

Ai gjithashtu krahason Shqipërinë me Kosovën duke u shprehur se kjo e fundit ka ecur para mjaftë shumë.

Postimi i plotë

Midis budallait dhe të mençurit qëndron ose marrëzia ose pushteti.

Marrëzia e një të marri të vetmuar nuk i bën kujt asgjë; por marrëzia e një diktatori është një sëmundje e tij; që shërohet me vrasjen e kundërshtarëve politik të diktatorit.

Shqipërinë e pushtuan sllavët dhe grekët në vitin 1883; dhe që nga ai vit ajo fitoi pavarësinë në vitin 1912 me 28 mijë km2; më pak se një e treta e saj; në një kohë kur shqiptaria kishte mbetur vetëm 90 mijë km2

Po dy të tjerët?

Advertisement

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *