Duda/ S’besoj që mënyra e votimit në Kuvend ia ndryshon dikujt mendjen për votimin e Albulenës

Deputetja Duda Balje ka folur para hyrjes në seancën e radhës konstituive ka thënë se “është pak marre” për situatën politike ku gjendet vendi, shkruan Express.

Advertisement

Ajo ka thënë se tashmë të gjithë po e presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese për çështjen e përpjekjes për ndërrimin e mënyrës së votimit, megjithatë Balje nuk beson që mënyra e votimit do të ndërrojë mendimine ndonjë deputeti brenda Kuvendit për kandidaturën e Haxhiut

Pak valla është marre. Tash krejt na po e presim vendimin e Gjykatës. Unë nuk besoj që mënyra e votimit ka me ndërru mendimin e ndonjë deputeti brenda sallës”, ka thënë Balje.

 

E pyetur për kandidaturën e mundshme të Fatmir Limajt, Balje ka thënë se do të ulen në parti dhe do ta diskutojnë shumë seriozisht./GazetaExpress

Advertisement

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *