Dudija: Më ofruan pozitën e profesoreshës Maqedoni të Veriut nëse e votoj Albulena Haxhiun

Deputetja Duda Balje ka thënë se ka pranuar oferta joformale për një pozitë të profesoreshës në Shkup në këmbim të votës së saj për Albulena Haxhiun.

Advertisement

Ajo deklaroi se oferta ka ardhur përmes personave që nuk janë drejtpërdrejt të përfshirë në politikë, por që kanë lidhje shoqërore me të.

Është e vërtetë, ka pasur disa thirrje nga persona të shoqërisë, jo direkt nga politika. Më është përmendur mundësia për një vend pune si profesoreshë në Maqedoni, por e kam refuzuar menjëherë,” tha Balje për mediat.

 

Ajo sqaroi se oferta nuk ishte e drejtpërdrejtë dhe kishte ardhur përmes një shoqeje të saj, një mjeke nga Kosova.

 

“Po është e vërtetë. Pata disa thirrje prej personave që nuk janë bash direkt të politikës, janë në shoqëri. Unë para disa vitesh kam apliku për profesoreshë në Maqedoni edhe kam plotësu krejt kushtet ama më nuk kam apliku. Ama tash më kanë thënë se ka mundësi me diskutu për vendin e punës si profesoreshë”. Po, nuk ka qenë direktë por. Është një shoqe, një mjeke e Kosovës. Disa herë jemi taku rastësisht. Përgjigja ime ka qenë jo, kam refuzu sepse unë nuk i njoh këta persona dhe vërtet ka qenë e papranueshme. Ka pasë dy tri thirrje”, tha ajo

Advertisement

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *