E famshmja e “Pronto-s” që punon në Ministrinë e Shëndetësisë, Arbenita Pajaziti me dy biznese për ‘fillera’ pa licencë

Postimet e para në faqen e Facebook-it të “EjCenter’, pronë e Arbenita Pajazitit, datojnë tash e mbi 6 vite më parë. ‘Pacient” e “mjek” janë fjalë që përdorën në postime. Shërbimi? Mbushje e lëkurës me një substancë- ‘filler’. Kjo zyrtare e Ministrisë së Shëndetësisë, ka edhe një biznes tjetër të së njëjtës natyre, por asnjëri nuk gjendet në listat e klinikave të licencuara. Një hulumtim i Gazetës Insajderi tregon anën tjetër të këtij biznesi, që për pronare ka dikur figurën e famshme e aferës ‘Pronto’

Advertisement

Visar Duriqi

Një nga pyetjet që huton njerëzit nëpër kuize të diturisë, pjesa e mjekësisë, është kur pyetën se cili është organi më i madh i trupit. Rëndom dështojnë, pasi që përgjigja është: lëkura.

‘Ej Center’ është një biznes që merret bash me shërbime që në thelb janë futje e materialeve kimike në këtë organ- në lëkurë, ose ato që njihen në industri si ‘fillerat’.

Postimet e këtij biznesi figurojnë tash e mbi 6 vite më parë, derisa fjalët ‘pacient’ e ‘mjek’ nuk janë të rralla në to.

Megjithatë, as ky biznes, e as biznesi tjetër i ndërlidhur me të përmes pronares, ‘Grand Estetic’, nuk figurojnë në listën e klinikave të licencuara.

 

 

 

Advertisement

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *